21:23 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barça, 11 pikë më shumë se Reali në vitin 2018

Ndërmjet 1 janarit dhe 31 dhjetorit të këtij viti, Barcelona ka arkëtuar 85 pikë në La Liga, duke shënuar 101 gola dhe duke pranuar 40.

Këta numra do t’i lejojnë ata ta përfundojnë vitin si lider në renditjen tabelare.

Barcelona është para Real Madridit 11 pikë në tabelën e këtij viti kalendarik, me ”Los Blancos” që janë në vendin e tretë, prapa Atletico Madridit, transmeton IndeksOnline.

Skuadra e Diego Simeones e ka mbaruar vitin si mbrojtja më e mirë në ligë me pak gola të pranuar.

Nga 1 janari, e deri më tani, Atletico ka pranuar vetëm 26 gola, statistikë që e bën atë ndër mbrojtjen më të mirë në botë.

Atletico ka shënuar 58 gola gjatë kësaj kohe dhe ka grumbulluar 77 pikë./IndeksOnline/