Barça bën detyrën në “Camp Nou”, fitore me përmbysje rezultati ndaj Rayo-s
Barcelona bëri detyrën në “Camp Nou” ndaj Vayo Vallecanos, të cilën e mposhti me rezultatin 3-1. Në fakt, nuk pritej që skuadra nga Vallecas të bënte shumë rezistencë, por fillimi i lojës ishte vërtet mbresëlënës për ekipin nga periferia e Madridit.
E ndërsa Barcelona kishte zotërimin e topit dhe po dominonte në lojë, De Tomas, pasi mori një top nga gjysmëfusha e miqve, i krijoi vetes mundësinë për të goditur jashtë zonës, duke befasuar gjermanin Ter Stegen.
Barcelona, gjithsesi, arriti të në fund të pjesës së parë, pas një bashkëpunimi mes Messit (ekzekutoi goditjen e lirë) dhe Gerard Piquesë, që i parapriu ndërhyrjes së portierit duke devijuar me kokë drejt rrjetës, 1-1.
Most goals in the top five leagues:
— Goal (@goal) March 9, 2019
2️⃣6️⃣ Lionel Messi
Most assists in the top five leagues:
1️⃣2️⃣ Lionel Messi
? pic.twitter.com/SeYFtOBPZi
Në fillim të pjesës së dytë Messi shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Semedo, ndërsa Luis Suarez, 8 minuta para përfundimit të kohës së rregult shënoi golin e sigurisë për rezultatin përfundimtar 3-1.
Barcelona rivendos shumë shpejt diferencën prej 7 pikësh me Atleticon, që fitoi 1-0 me Leganes.

