75 Mall Live Search
13:23 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barça dëshiron që ta shes Dembelen në Man City që ta transferoj Neymarin

Për shkak të rregullave financiare të fair play, duhet që klubi të shesë një lojtar më një shumë të madhe që ta blejë një tjetër më shumë të madhe.

Sipas njoftimeve, Barcelona dëshiron që Man City të transferoj Ousmane Dembele për të rikthyer Neymarin në Spanjë, transmeton Indeksonline

Barca kanë qenë duke u përpjekur për të bindur Man City se Dembele mund të jetë zëvendësim i përsosur për Leroy Sane.

Muajin e kaluar Mirror raportoi se Barcelona kishte vendosur një çmim prej 94 milionë funtash për Dembelen.

Nëse Barça do të sillte Neymarin, kjo do të shkaktonte edhe një problem tjetër,  Luis Suarez ose Antoine Griezmann do të mund ta gjejnë veten në stol.

Është e qartë që klubi spanjoll duhet të shesë disa lojtarë për të financuar kthimin e Neymar dhe BBC raportoi dje se Pep Guardiola shpreson të mbajë Sane në Manchester, kështu që diçka do të duhet të ndryshojë./Indeksonline/.