Barça dëshiron Richarlisonin si partner për Messin dhe Suarez
Barcelona thuhet se është e interesuar në nënshkrimin e yllit të Everton, Richarlison.
MARCA pretendon se Eric Abidal e ka shënjestruar brazilianin në objektivin e tij të parë për Ernesto Valverden këtë verë, transmeton IndeksOnline.
Barcelona është e gatshme të nënshkruajë një sulmues të ri për të mbështetur sulmuesit në moshë Luis Suarez dhe Lionel Messi.
Katalanasit humben objektivin kryesor Krzysztof Piatek kur ai u bashkua me Milanin në janar.Ndërsa ylli i Eintracht Frankfurt yll Luka Jovic duket i vendosur për Real Madridin.
Antoine Griezmann i Atletico Madrid poashtu ishte prioritet i Barcelonës.
Por ai duket i vendosur të qëndrojë në Wanda Metropolitano pas nënshkrimit të një marrëveshje të re fitimprurëse vitin e kaluar.
Barcelona ka një marrëdhënie të mirë me Evertonin, duke dërguar Lucas Digne, Andre Gomes dhe Yerry Mina në Goodison Park pas Kupës së Botës.
Ata duket se kanë vendosr për të hapur bisedimet e transferimit për Richarlison.
Braziliani shënoi 12 herë në 29 ndeshje të Premierligës pasi u bashkua me Evertonin nga Watford verën e kaluar për 50 milionë funte.
Spanjollët po ndërtojnë një skuadër të re me të rinjtë, duke bërë transferimin më të ri Frenkie de Jong, ndërsa poashtu vlerësojnë Richarlison si një transferim me vlerë për të siguruar një titull tjetër të La Ligas. /IndeksOnline/