Barça dhe Joan García, marrëveshja po kryhet, por çfarë do të ndodhë me Ter Stegenin?

Barcelona dhe Joan García kanë bërë një hap tjetër përpara duke siguruar që portieri aktual i Espanyol do të jetë lojtar i Barçës sezonin e ardhshëm. Joan dëshiron të luajë për Barcelonën dhe ia ka thënë klubit këtë.
Portieri dëshiron të luajë dhe është i gatshëm të luftojë për një vend titullar me Ter Stegenin. Në këtë mënyrë ai ka refuzuar me çdo kusht mundësinë që të huazohet tek ndonjë skuadër edicionin e ardhshëm.
Barcelona duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh. Në të njëjtën kohë, klubi dëshiron të flasë me Ter Stegenin për të shpjeguar situatën.
Klubi është i vetëdijshëm se Flicku do të ketë një problem në dhomën e zhveshjes nëse kapiteni i Barçës vendos të qëndrojë.
Bashkëjetesa midis të dyve nuk do të jetë e lehtë, pasi të dy synojnë të jenë titullarë.
Në këtë mes është edhe portieri Szscezny të cilit i është vazhduar kontrata edhe për një vit tjetër./Indeksonline/