Barça do t’i paguaj 10 milionë euro Koemanit, sot takimi me Xavin!

Barcelona duhet ti paguaj plot 10 milionë euro Ronald Koemanit për shkarkimin e tij. Kjo është e rregulluar me klauzolën që kishte trajneri holandez te skuadra katalonase.
Gjatë ditës zyrtarët e Barcelonës do të takohen me Xavi Hernandez. Ish-legjenda e klubit ka interes për të drejtuar Barçën, por që ka disa pengesa. Xavi ka kontratë me Al Saad deri në vitin 2022 dhe do të varet shumë nëse skuadra aziatike do ta lirojë atë nga kontrata.
Poashtu gruaja e tij, Nuria është shumë e lumtur me jetën e saj dhe të fëmijëve në Katar.
Lidhja Al Sadd-Xavi është më shumë se kontraktuale. Është afektive. Xavi fitoi katër tituj si lojtar dhe shtatë si trajner, por që edhe paguar me “thas” për sukseset e tij.
Xavi në çdo rast shpreson që Al Sadd të mos e vërë në telashe . Ai beson se ata të dy kanë një marrëdhënie aq të mirë sa shefat e tyre do ta kuptojnë këtë kërkesë.
Nëse do ia aprovojnë kërkesën, Xavi sot pasdite do të udhëtojë për Katar që të bëj gati valixhet për punën e re te Barcelona./Indeksonline/