Barça dorëzohet për Kounden, futet në garë për mbrojtësin spanjoll

Barcelona duket se e ka pranuar faktin se Koundé do të nënshkruajë për Chelsean. Skuadra e Xavit tashmë ka filluar të kërkojë opsione të tjera në treg.
Njëri prej tyre është Íñigo Martínez, i cili ka edhe një vit kontratë me Athletic Bilbao.

Martinez e ka mirëpritur interesimin e Barcelonës për të dhe e ka angazhuar agjentin e tij që të hap bisedimet me katalonasit.
Martinez konsideron se është shansi i tij i fundit për t’iu bashkuar një ekipi të nivelit të lartë. Spanjolli është 31 vjeçar, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Real Sociedadit./Indeksonline/