20:45 / E Mërkurë, 25 Mars 2020

Barça e City përplasen në merakto, mollë sherri është Verratti i ri!

Barcelona e Manchester City duket se do të kenë një përplasje të fortë në merkaton e verës, pasi kërkojnë të bëjnë për vete një ndër talentet më premtues të akademisë së PSG.

Bëhet fjalë për Edouard Michut. Djaloshi 17-vjeçar ka impresionuar me paraqitjet e tij në Francë dhe krahasohet me Marco Verrattin. Barcelona dhe Manchester City janë vënë në radhë për të siguruar shërbimet e tij, me PSG-në që thuajse i ka humbur shpresat për rinovim.

Kontrata e Michut me klubin skadon në fund të sezonit dhe ndarja me PSG-në është thuajse e sigurt. Kështu, Barça e City janë në luftë të hapur dhe mbetet për t’u parë se kush do ta sigurojë Verrattin e ri. Vlen për t’u përmendur që 17-vjeçari ka shkëlqyer edhe me moshat U16 dhe U17 të Francës.