75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 13 Janar 2022 / B O

Barça e rehaton Demirin, s’e mban në skuadër

Barça do të zyrtarizojë sot lamtumirën e Yusuf Demirit. Talenti që llogaritej me të ardhme të ndritur do të kthehet nga ka ardhur, nga Rapid Viena.

Xavi Hernandez e ka njoftuar kryesinë e skuadrës se nuk llogaritë në të.

Demir kishte një klauzolë për blerje të detyrueshme të blerjes së tij për 10 milionë euro, kur ai të regjistronte 10 paraqitje me ekipin e parë.

Talenti austriak kishte besimin e Koeman, por që Xavi ka qenë i pakënaqur me cilësitë e tij.

Vetëm 72 minuta lojë i ka ofruar Xavi deri më tani talentit austriak./Indeksonline/