75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / C E

Barca është afër të arrij suksesin e radhës në Ligën e Kampionëve, vetëm pak skuadra e kanë bërë më parë

Barcelona sonte zhvillon ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës modeste të Ferencvaros.

Katalonasit i kanë të gjitha fitore në këtë fazë dhe janë afër të arrijnë suksesin e 100% në këtë fazë që vetëm pak skuadra e kanë bërë deri më tani.

Të gjitha fitore në fazën e grupeve i ka arritur edhe më parë Barcelona, në kohën e Louis Van Gaal duke mposhtur në dy ndeshje Lokomotivën e Moskës, Vlub Brugge dhe Galatasarayn.

Këtë sukses dy herë e ka arritur Real Madridi (2011-2012 dhe 2014-2015) dhe nga një herë Milani (1992-93), PSG (1994-95), Barcelona (2002-03) dhe Bayern Munchen (2019-20).

Megjithatë, Barcelona për ta përsëritur suksesin e vitit 2002 duhet të triumfoj ndaj Ferencvaros dhe Juventusin. /IndeksOnline/