Barça fiton dhe i afrohet Real Madridit, La Liga do jetë e “çmendur” deri në fund

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 1:4 ndaj Sevillas në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.
Golat për skuadrën e Hansi Flick i shënuan: Lewa, Lopez, Raphinha dhe Garcia, shkruan Indeksonline
Të vetmin për ekipin vendas e realizi Vargas.

Kujtojmë që Barcelona mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Lopez u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 48 pikëve në pozitën e tretë, dy më pak se lideri Real Madrid dhe një më pak se vendi i dytë, Atletico./Indeksonline/
RAPHINHA ES EL BALÓN DE ORO 2025 pic.twitter.com/mBhecDtVPe
— nenn (fan) (@FCB_nenn) February 9, 2025