23:03 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Barca fiton me vështirësi, Interi merr triumfin e parë sivjet në Champions

Interi ka mposhtur Dortmundin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 22-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Candreva  një minut para fundit, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Barca ka mposhtur Slavia Pragën në Çeki me rezultat 1-2.

Messi kaloi Barcën në epërsi me një gol në minutën e tretë të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Boril në minutën e 50-të.

Fitoren Barcës ia siguroi autogoli i Olayinka në minutën e 57-të.

Barcelona mban kreun në grupin F me 7 pikë, derisa Inter dhe Napoli kanë nga 4 pikë, Slavia Praga është e fundit me 1 pikë. /IndeksOnline/