75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barça i do të dytë – Rabiot dhe De Jong

Derisa afati kalimtar dimëror është afër, Barcelona është e zënë në bisedimet për Adrien Rabiot e Paris Saint-Germain dhe Frenkie De Jong e Ajax.

Menaxhmenti sportiv i klubit, i përbërë nga Pep Segura, Eric Abidal, Ramon Planes dhe Ernesto Valverde, i kanë vënë në sy të dy lojtarët në muajt e fundit.

Interesimi intensiv i Barcelonës vjen pas largimit të Andres Iniestas, dhe se Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë mbi 30-vjeç.

Image result for busquets

Busuqets dhe Rakitic kanë luajtur virtualisht në çdo ndeshje që prej vitit 2014, dhe nuk janë pushuar as në ndeshjen ndaj Cultural Leonesa në Copa del Rey, transmeton IndeksOnline.

Arthur Melo arriti në verë dhe është përshtatur mjaft mirë me dominancën e tij me topin, por ende ka punë për t’u bërë në mesfushë.

Rafinha, i cili është duke vuajtur vazhdimisht nga lëndimet në gju, largimin eventual të Denis Suarez, Vidal si zgjidhje e përkohshme, Barcelona pritet shumë shpejt ta transferojë një mesfushor.

Image result for rabiot

Barcelona ka qenë në bisedime me Rabiot që prej verës së kaluar, dhe tani Abidal pritet shumë shpejt ta finalizojë një marrëveshje.

Por, interesimi për Rabiot nuk ka të bëjë asgjë me dëshirën për ta transferuar De Jong, një tjetër dëshirë e kahmotshme e katalunasve./IndeksOnline/

Image result for de jong ajax