75 Mall Live Search
23:16 / E Shtunë, 28 Mars 2026 / L A

Barça i ofron kontratë të re Lewandowskit

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona është ende e paqartë.

Kontrata e tij, i skadon në fund të këtij sezoni dhe zëra të shumtë vetëm po shtohen sa i përket situatës së tij.

Por sipas mediumit “Sport”, Barcelona i ka ofruar polakut kontratë të re njëvjeçare e cila përfshin një ulje page prej 50%.

Mbetet të shihet se a do ta pranojë “Lewa”, propozimin e ri të Barcelonës./IndeksOnline/