Barca kërkon rikthimin e Guardiolës, City dëshiron ta mbaj

Kandidati për president të Barcelonës, Juan Laporta, ka deklaruar se do ta rikthejë Guardiolën në Camp Nou në rast se zgjidhet përsëri president i klubit.
Guardiola ka edhe një vit të mbetur në kontratë me ‘Citizens’ dhe drejtuesit e klubit shpresojnë që të rinovojnë prapë me spanjollin.
Tekniku spanjoll ka qenë nga më të suksesshmit në histori të klubit të Barcelonës.
Në anën tjetër Manchester City beson se trajneri i saj Pep Guardiola nuk do të rikthehet në Barcelonë. /IndeksOnline/