Barça merr ofertë të jashtëzakonshme për yllin e skuadrës
FC Barcelona ka një ofertë në tavolinë prej 65 milionë eurosh për Malcom.
Propozimi vjen nga futbolli kinez dhe do të ketë disa klube që do të donin të punësonin sulmuesin brazilian, i cili mbërriti në Camp Nou verën e kaluar nga Bordeaux për 40 milionë euro.
Gazeta spanjolle AS shpjegon se si Malcolm dhe agjentët e tij kanë vendosur të mos shprehen për këtë çështje dhe ata e kalojnë topin te Barça.
Deri më tani, Malcolm nuk ka pasur shumë rëndësi në klub . Në total, braziliani, i cili është kushtëzuar nga dy lëndime dhe një periudhë e përshtatjes, ka luajtur vetëm 296 minuta në mes të Ligës, Kupës dhe Ligës së Kampionëve.
Tashmë mbetet në dorën e Barcelonës nëse do të pranojnë ose jo një ofertë të tillë. /IndeksOnline/