75 Mall Live Search
22:55 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / C E

Barca merr tri pikë të vështira si mysafir i Betisit

Barcelona ka fituar si mysafir i Real Betisit në ndeshjen e javës së 22-të të La Ligas.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Iglasias në minutën e 38-të, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë trajneri bëri disa zëvendësime në mesin e tyre u inkuadrua edhe Lionel Messi.

Argjentinasi barazoi rezultatin vetëm dy minuta pas inkuadrimit.

Ruiz shënoi autogol në minutën e 68-të duke kaluar Barcën në epërsi.

Në minutën e 78-të Ruiz përmirësoi gabimin duke barazuar rezultatin.

Golin e fitores për Barcën e shënoi Trincao vetëm tre minuta para fundit.

Me këtë fitore, Barca ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, shtatë më pak se Atletico Madrid që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /IndeksOnline/