75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barça në alarm, i duhet patjetër një qendër-mbrojtës

Me Samuel Umtitin e lënduar, transferimi i një qendër-mbrojtësi është më shumë se një opsion për Barcelonën.

Gjasat për ta realizuar këtë janë rritur pasi edhe Thomas Vermaelen pësoi lëndim në ndeshjen kundër Levantes.

Gerard Pique dhe Clement Lenglet janë qendër-mbrojtësit e vetëm në dispozicion për Ernesto Valverden në këtë moment, transmeton IndeksOnline.

Në Valencia, pas lëndimit të Vermaelen, Athur Melo u inkuadrua, dhe Ivan Rakitic duhej të luante në qendër të mbrojtjes.

Një opsion para se afati kalimtar të hapet për Barçën është Chumi.

Mbrojtësi i Barça B ka qenë disa herë i ftuar këtë sezon te skuadra e parë dhe gjithnjë ka luajtur mirë. Por, Valverde kërkon mbrojtës me përvojë në jana.

I preferuari i Barçës është Christensen i Chelseat, i cili nuk preferohet aktualisht nga trajneri, Maurizio Sarri.

Përveç danezit, ka edhe emra tjerë, por mbetet të shihet deri në janar nëse katalunasit do të transferojnë qendër-mbrojtës./IndeksOnline/