75 Mall Live Search
21:45 / E Martë, 02 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Barça nuk e “njeh” Osasunën, po numëron ditët drejt titullit

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Osasunës me rezultat të ngushtë 1:0 në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.

Jordi Alba arriti ta shëojë golin e fitores në minutën e 85-të të takimit pas asistimit nga Frenkie de Jong.

Ndërkaq, vlen të përmendet që Jorge Herrando i mysafirëve u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 27-të.

Ky triumf gjen katalunasit në vendin e parë me 82 pikë, 14 më shumë se Real Madridi që zë vendin e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Portieri i Barcelones, Marc Ander Ter Stegen, theu rekord bashkë me klubin e tij duke e mbajtur portën e pa prekur në 25 ndeshje brenda një sezoni, kur kanë mbetur edhe pesë lojë të tjera.