Barça nuk ka të ndalur, e fokusuar që ta transferoj mesfushorin e Dinamos
Gjiganti spanjoll, Barelona është e interesuar ta transferoj mesfushorin e Dinamo Zagreb, Dani Olmo në afatin kalimtar të janarit.
21 vjeçari ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, siç është edhe Milani, Juventusi, Roma, Interi kurse tani edhe Barcelona.
Olmo po ashtu është produkt i akademisë së Barcelonës por i cili kaloi si transfer i lirë nga Barça U18 te Dinamo.
Deri më tani futbollisti në 122 ndeshje të luajtura ka arritur të shënoj 32 gola dhe të bëjë 28 asistime.
/Indeksonline/.