Barca nxjerr në shitje pjesë nga fusha e “Camp Nou”, çmimi sa një biletë Kosovë – Zvicër

Stadiumi ikonik i Barcelonës, “Camp Nou” do të jetë në rinovim total.
Arena ku janë fituar shumë trofe e kanë luajtur yjet më të mëdhenj të futbollit, do të zëvendësohet thuajse i gjithi.
Skuadra katalonase ka menduar që të përfitoj edhe nga kjo situatë, shkruan Indeksonline.
Siç raportojnë mediat në Spanjë, katalonasit kanë nxjerrë në shitje pjesë nga fusha e fundit e Camp Nou.
Cmimi për një pjesë të vogël kushton nga 20 euro deri në 420 euro.
Barcelona aktualisht ndeshjet si vendas po i zhvillon në Stadiumin Olimpik të qytetit. /IndeksOnline/
