75 Mall Live Search
22:57 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Barça nxjerr në shitje talentin e mbrojtjes, kërkon 20 milion euro

Barcelona duket se nuk kërkon ta mbajë më në ekip Jean Clair Todibon.

Francezi, i cili u përmend shumë në janar, pasi u kërkua nga Milan, do të largohet në merkaton e verës përfundimisht nga Katalonja.

Për momentin ai është i huazuar te Schalke 04 dhe në fund të sezonit do të rikthehet te Barça, ndërsa më pas destinacioni i tij pritet të jetë Premier League.

Kështu raporton “Sport”, me Barcelonën që kërkon të paktën 20 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit. Për 20-vjeçarin ka interes nga Everton, si dhe Newcastle.