Barca, po i pastron të panevojshmit për mesfushorin e Tottenhamit

Coutinho i ka mbetur në “derë” , kurse Barcelona ka nevojë për të përforcuar mesfushën.
Sipas “The Independent”-it katalonasit po mundohet që këtë verë të gjejnë një mënyrë për të nënshkruar me mesfushorin e Tottenhamit, Tanguy Ndombele.
Kampionët spanjollë janë të gatshëm që të japin Philippe Coutinhon ose Semendonin për 23- vjeçarin kur merkatoja verore të rihapet.
Ndombele duket se ka vendosur të largohet nga Tottenhami pasi siç raportohet vetë lojtari ia ka komunikuar Jose Mourinhos, që më nuk dëshiron të jetë nën urdhërat e tij. /IndeksOnline/