75 Mall Live Search
13:46 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / C E

Barca po ia rrëmben Di Marian, Juve hy në garë për sulmuesin e Serie A

Juventusi është duke shikuar ka Domenico Berrardi pasi marrëveshja me Di Marian është duke u vështirësuar shumë.

Ylli argjentinas ka qenë i lidhur shumë si transferim i lirë te Zonja e Vjetër, por Barcelona ka hyrë në lojë dhe duket se ai do të zgjedh Spanjën para Italisë, shkruan Indeksonline.

Juve tashmë është duke shikuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Sassuolos.

Për 27 vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Milani.

Berrardi ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në Serie A vitet e fundit, ku në 325 paraqitje me Sassuolon ka shënuar 120 gola. /IndeksOnline/