75 Mall Live Search
10:57 / E Diele, 18 Janar 2026 / L A

Barça publikon listën kundër Real Sociedadit, mungon Raphinha

Barcelona do të luajë sonte ndeshjen ndaj Real Sociedadit në La Liga.

Kampionët në fuqi, synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive në ligë dhe të lënë anash rivalin e tyre, Real Madridin.

“Blaugranat”, publikuan edhe listën për këtë ndeshje, me Raphinhan që do të mungojë në këtë ndeshje.

Mungesa e brazilianit, vjen pasi që ai kishte pësuar një lëndim të lehtë në kofshën e djathtë.

Ndeshja kujtojmë se luhet në orën 21:00./IndeksOnline/