75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Barça shënon dy gola të shpejtë, Felix me stil, Torres kompleton hat-trikun

Skuadra e Barcelonës ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Real Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

Fillimisht, golin për 2:3 e shënoi Joao Felix në minutën e 89’të, shkruan Indeksonline

Felix realizoi një gol tejet të bukur në stilin e Quaresmas, për t’i dhënë epërsinë Barcelonës në këtë super ndeshje.

Golin për 2:4 e realizoi Ferran Torres, i cili kompleton hat-trikun e tij dhe për t’ia dhuruar tri pikë ekipit të tij./Indeksonline/