16:58 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Barca takohet me nënën e yllit francez, iu qoftë për hajër transferi

Ka përfunduar takimi i drejtuesve të Barcelonës dhe Veronique Rabiot. Nëna e Adrien Rabiot, që është edhe menaxhere e mesfushorit të PSG-së ka arritur marrëveshje me skuadrën katalonase.

Rabiot do të nënshkruaj marrëveshje 5 vjeçare me Barcën nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në vit.

Poashtu, lojtari do të përfitojë bonuse të majme në rast se skuadra fiton La Ligan dhe dyfish më të mëdha nëse Barcelona e fiton Ligën e Kampionëve.

Rabiot do t’i bashkohet gjigantit spanjoll si transfer i lirë pasi që PSG nuk arriti gjuhë të përbashkët për kontratë të re me të./Indeksonline/