13:31 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / C E

Barca ultimatum yllit të skuadrës, ulje page ose largim

Me statusin e një portieri të padiskutueshëm prej vitesh, Ter Shtegen u rikthye njerëzor sezonin e fundit, me disa gabime që treguan limitet e gjermanit në portën e Barçës.

Statistikat e renditën në vend të 14-të në La Liga, shumë larg rivalit të tij Courtois. Dhe në “Camp Nou”, në këtë kohë vështirësish financiare, fakti që 30-vjeçari është një prej portierëve më të paguar në botë është një problem.

Dhe pas pjesës së shtyrjes së pagave gjatë pandemisë, rroga e tij mund të preket përsëri, ashtu siç po ndodh me shumë prej shokëve të ekipit.

Xavi e mbron publikisht, por klubi është duke menduar një zgjidhje, ajo mes uljes së rrogës prej 120 mijë eurosh në javë ose shitjes (ka kontratë deri në 2025-ën).

Portieri gjerman duhet të zgjedh nëse dëshiron të vazhdoj me një pagë më të ulët ose të gjejë një skuadër të re. /IndeksOnline/