Barça vazhdon dominimin në La Liga, e mposht Mallorcën e Muriqit
Barcelona ka arritur fitoren e radhës në La Liga.
Ata mposhtën Mallorcën, me rezultat bindës 3-0 duke dominuar tërësisht kundërshtarët.
Golat u realizuan nga Lewandowski, Yamal dhe Bernal.
Në ndeshje luajti edhe Vedat Muriqi plot 77 minuta, por që nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Barça, me këtë fitore mbetet e para në La Liga me 58 pikë, ndërsa Mallorca në vendin e 15-të me 24 pikë./IndeksOnline/

