75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 14 Janar 2022 / B O

Barcelona afër të nënshkruaj me mbrojtësin e Bayern Munchen

Barcelona raportohet se është afër të nënshkruaj me mbrojtësin e Bayern Munchen, Niklas Sule.

BILD shkruan sot se ka bisedime të dyanshme mes Barcelonës dhe agjentit të lojtarit.

Kontrata e Sules përfundon në qershor dhe se bavarezët nuk kanë shfaqur interes të madh për të vazhduar atë me 26 vjeçarin.

Mbrojtësi gjerman po shihet nga Xavi si pasues i Piques, veteranit që është afër të mbushë 35 vjeç.

Mediat spanjolle shkruajn se Xavi e ka në plan të ndërrojë rrënjësisht mbrojtjen te Barcelona për sezonin e ardhshëm.

Araujo është mbrojtësi i vetëm që Xavi ka besim në të dhe se Sulen po e sheh si partner ideal për të./Indeksonline/