Barcelona apo Real Madrid, kush do ta bindë Cancelon?

E ardhmja e Joao Cancelo gradualisht po bëhet më e qartë. Sipas Kicker, mbrojtësi portugez nuk do të qëndrojë në Bayern Munich pasi huazimi i tij ka mbaruar dhe prioriteti i tij është të luajë në La Liga.
Real Madridi dhe Barcelona janë të vetëdijshëm për situatën dhe po mendojnë për nënshkrimin e tij, megjithëse City, për momentin, ka prioritet një shitje të pastër dhe të thjeshtë dhe kërkon mbi 50 milionë euro për lojtarin.
Blaugranët e kishin menduar tashmë ardhjen e Cancelos në janar, por City vendosi ta transferonte atë te Bayerni sepse kushtet ekonomike ishin shumë më të favorshme.
Tani, Barça ka folur me agjentin e tij, Jorge Mendes, për të treguar interesin e tyre, por ata mund të bëjnë ofertë vetëm për një huazim pasi çdo investim këtë verë do të bëhet në pozicione të tjera më prioritare.
City dëshiron ta shesë atë përgjithmonë dhe Madridi po studion operacionin pasi ka nevojë për një mbrojtës të djathtë, por që madrilenët janë ende të pavendosur pasi prioriteti i tyre tani është të përforcojnë vijën e tyre sulmuese pas largimit të Karim Benzema. /IndeksOnline/