75 Mall Live Search
23:25 / E Martë, 22 Prill 2025 / L A

Barcelona arrin fitore minimale ndaj Mallorcës

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Mallorcës në La Liga.

“Blaugranat”, kanë arritur të mposhtin Mallorcën me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për Barçën e shënoi Dani Olmo, në fillim të pjesës së dytë.

Me këtë fitore Barcelona, mbetet në krye të tabelës në La Liga me 76 pikë, ndërsa Mallorca mbetet në pozitën e 7-të me 44 pikë.

Kujtojmë se Barcelonën e pret ndeshja finale e Kupës së Mbretit, ndaj Real Madridit që zhvillohet të shtunën në orën 22:00./IndeksOnline/