75 Mall Live Search
15:16 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Barcelona arrin marrëveshje me Memphis Depay

Sipas mediumit “La Vanguardia”, thuhet se skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay.

Holandezi pritet t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës këtë verë, pasi Koeman ka sjellur shumë ndryshime në kampin “katalanas”, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, thuhet se Suarez dhe Vidal po largohen nga Barcelona dhe për këtë, Koeman po mendon për një sulmues e me shumë gjasa do të jetë, Depay.

Gazeta e ka bërë publike edhe çmimin për të, ku holandezi pritet t’i kushtojë Barçës plotë  25 milionë.