75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Burim

Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri kroat

Barcelona po vazhdon të jetë aktive në afatin e transferimeve të verës.

Pak ditë pasi zyrtarizoi transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United, klubi katalonas sot ka arritur marrëveshje me yllin kroat Lovro Chelfi.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizo Romano.

Sipas tij, Barcelona tashmë e ka në pronësi 18 vjeçarin e talentuar kroat.

Chelfi do t’i bashkohet menjëherë ekipit të të rinjve të Barcelonës. /IndeksOnline/