08:34 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri ende pa e shkarkuar Xavin?

Skuadra e Barcelonës pritet që të bëjë ndryshime në stol menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual.

Siç raportohet në mediat e huaja dhe nga gazetarët afër klubit katalunas, skuadra pritet që ta ulë në stol gjermanin, Hansi Flick, shkruan Indeksonline

Madje edhe gazetari Fabrizio Romano thotë se Flick dhe Barcelona kanë filluar tashmë negociatat dhe se trajneri gjerman nuk ka pasur kurrë bisedime me Chelsean.

“Barcelona po çon përpara bisedimet me trajnerin Hansi Flick. Ai ka qenë duke e pritur ofertën e Barcelonës dhe ishte opsioni i tij i parë favorit, tash e disa muaj. Flick asnjëherë nuk bisedoi me Chelsean”, shkruhet në raportin e Fabrizio Romanos.

Kujtojmë që Barcelona ende nuk e ka shkarkuar trajnerin Xavi, por ndeshja e 26 majit pritet të jetë e fundit për të./Indeksonline/