16:42 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona barazon, Griezmann “parabollon” portierin

Barcelona ka barazuar rezultatin ndaj Real Sociedadit në 1:1.

Fillimisht, Oyarzabal kaloi vendasit në epërsi nga penalltia, por nuk arritën ta mbanin gjatë epërsinë.

Ishte Antoine Griezmann që barazoi rezultatin me një gol të bukur duke e paraboluar portierin në minutën e 38-të, shkruan Indeksonline.

Ishte një kundërsulm vdekjeprurës, ndërsa Suarez e gjeti bukur francezin duke e përmbyllur për mrekulli./Indeksonline/