13:45 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona bën gati listën e sulmuesve për ta zëvëndësuar Suarezin

Luis Suarez nuk është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon.

Duke e parë këtë, Barcelona ka filluar të mendoj për një zëvëndësues të tij, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës katalunase ‘Mundo Deportivo’, Barcelona ka bërë një listë me emra të sulmuesve që mund të zëvendësojnë Suarezin.

Në listë është bashkëkombësi i Suarezit, Maxi Gomez i cili po kalon në një formë shumë të mirë tek Celta Vigo. Përvoja e tij në La Liga dhe lidhja e tij me Suarezin e bën atë më favorit për t’u transferuar.

Pjesë e listës janë edhe dy sulmuesit e Bundsligës: Timo Werner dhe Luka Jovic.

Sulmuesi i Genoas, Piatek po ashtu po shihet si ideal në kampin katalunasit për të marrë rolin e qendër-sulmuesit.

I fundit në listë është sulmuesi danez i Ajax, Kasper Dolberg./Indeksonline/