22:20 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barcelona bën hajgare me Chelsean para ndeshjes

Të martën Barcelona do të ballafaqohet me Chelsean në kuadër të Rakuten Cup 2019.

Skuadra angleze e ka paralajmëruar ndeshjen në Twitter duke e bashkëngjitur një video nga ndeshjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Më pas skuadra e Barcelonës e ka shpërndarë këtë njoftim duke bërë shaka me Chelsean.

“A është ky kthim në kohë çuna, kur luanit në Ligën e Kampionëve?”