75 Mall Live Search
22:54 / E Diele, 26 Janar 2025 / G T

Barcelona bën hajgare me Valencian, e mposht me rezultat tenisi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 7:1 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.

Qysh në pjesën e parë, skuadra e Hansi Flick e siguroi fitoren pasi shënoi pesë gola, shkruan Indeksonline

Golat për 45 minutëshin e parë i shënuan: de Jong, Torres, Raphinha dhe Lopez (2).

Në pjesën e dytë, fillimisht shënoi Duro – që ishte goli i vetëm i mysafirëve dhe më pas Lewandowski dhe Tarrega (autogol).

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 42 pikëve në pozitën e 3-të, shtatë pikë më pak se lideri, Real Madrid (49) dhe tri pikë më pak se vendi i dytë, Atletico Madrid (45)./Indeksonline/