75 Mall Live Search
22:28 / E Premte, 19 Korrik 2024 / Gj. Sh

Barcelona bën ofertë zyrtare për Dani Olmo

Barcelona ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Dani Olmo.

Klubi katalanas ka propozuar një kontratë gjashtë vjeçare për yllin spanjoll, i cili së fundi fitoi Kampionatin Evropian, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton ”MundoDeportivo”, agjentët e Dani Olmos kanë marr propozimin zyrtar nga skuadra e Barcelonës.

Blaugranat do të paguajnë klauzolën prej 60 milionë euro te skuadra e Leipzigut.

Duke filluar nga nesër, Dani Olmo, agjentët e tij dhe familja e tij do të studiojnë plotësisht propozimin e Barcës./IndeksOnline/