75 Mall Live Search
18:05 / E Hënë, 05 Janar 2026 / L A

Barcelona bën ofertën zyrtare për Cancelon

Aventura e Joao Cancelos te Al-Hilal po shkon drejt fundit.

Kjo vjen pasi që portugezi, ka humbur vendin në formacionin startues të Simone Inzaghit dhe po synon rikthimin në Evropë.

Barcelona, ka bërë ofertën zyrtare për të, një huazim, me propozim për të mbuluar një pjesë të vogël të pagës.

Interi ka rënë dakord verbalisht me Al Hilal për Cancelon që nga java e kaluar, por ai po pret Barçën.

Cancelo, kishte qenë më parë pjesë e Barcelonës në sezonin 2023/24 ku kishte bërë 42 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/