75 Mall Live Search
16:50 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Barcelona bën zgjidhje për regjistrimin e Dani Olmos

Barcelona ka gjetur një zgjidhje që të regjistrojë dy futbollistët, Dani Olmo e Pau Victor në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të luajnë në ekipin e parë duke filluar nga janari.

Mediat spanjolle raportojnë se presindenti i klubit, Joan Laporta ka arritur shitjen e funksionimit të kutive të Vips në Camp Nou për një vlerë prej 100 milionë eurosh, shkruan IndeksOnline.

Kjo do ti mundësonte Barcelonës të regjistronte dy futbollistët e saj në La Liga.

Marrëveshja është e kompletuar me kompani të ndryshme arabe me të cilat është negociuar.

Laporta prej disa ditësh po punon për këtë çështje me bashkëpunëtorët e tij në Lindjen e Mesme dhe tashmë ka arritur një marrëveshje përfundimtare.

E vetmja gjë që mungon në këtë moment është që të bëhet pagesa e shumës prej 100 milionë euro./IndeksOnline/