18:14 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / C E

Barcelona “blindon” kreun e La Ligas, lë mbrapa Realin

Barcelona ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim.

Katalonasit kanë mposhtur Gironan me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 19-të të La Ligas.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pedri në minutën e 61-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca është në vendin e parë në tabelë me 47 pikë, gjashtë pikë më shumë se Reali që ndodhet në vendin e dytë me një deshje më pak. /IndeksOnline/