Barcelona dëshiron Salah

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për të transferuar sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah, transmeton Indeksonline.
Egjiptiani ende nuk ka nënshkruar marrëveshje të re me Reds, pasi që kontrata aktuale e mbanë atë në Anfield deri në vitin 2023, kjo ka bërë që Barcelona të mendojë për një lëvizje në verën e vitit 2022.
Salah në 6 ndeshjet e para në Premier Ligë këtë edicion ka shënuar 5 gola duke dhënë edhe dy asistime.