11:49 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barça kërkon hakmarrje, duan Romën në shortin e Championsit

Me katër fitore dhe dy barazime, Barcelona ka përfunduar fazën e grupeve në vendin e parë me 14 pikë.

Katalanët në shortin e 1/8 së finales që do të hidhet të hënën në Nyon të Zvicrës do të jenë në vazon e vendeve të para.

Edhe pse në letër Schalke dhe Roma duken kundërshtar më i lehtë, Barcelona preferon që kundërshtar të ketë Romën në 1/8 finales shkruan Mundo Deportivo.

Sipas gazetës katalanese lojtarët dhe fansat Barcelonës kanë dëshirë për të rimarrë hak për eliminimin që i bëri Roma sezonën e kaluar, pas një rikthimi historik të rezultatit. /IndeksOnline/