Barcelona dëshpërohet në fund, merr vetëm një pikë ndaj Betisit

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.
Klubi mysafir shënoi në minutën e 39’të gol me anë të Robert Lewandowskit, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, Betis barazoi shifrat me anë të Lo Celso, nga pika e bardhë e penalltisë.
Por, ekipi i Hansi Flick shënoi në minutën e 83’të me anë të Ferran Torres.
Dhe kur u mendua se skuadra katalunase do t’i arkëtojë tri pikë, në skenë doli Diao që barazoi shifrat në 2:2.
Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mbetët në pozitën e parë, kurse Betis shkon në kuotën e 21 pikëve në pozitën e 11-të./Indeksonline/
🚨🇪🇸 GOAL | Real Betis 2-2 Barcelona | Assane Diao
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) December 7, 2024
ASSANE DIAO HAS EQUALIZED IN THE 94TH MINUTE FOR REAL BETIS !!!!!!!!!!pic.twitter.com/GW7cLC8TpH