75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / Gj. Sh

Barcelona dhe Atalanta ndahen në ”paqe”, kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve

Ka përfunduar pa fitues ndeshja më interesante e mbrëmjes në Champions League, mes Barelonës dhe Atalantas.

Rezultati përfundimtar në ”Estadi Olimpic Lluis Vompanys”, ishte i barabart, 2-2, shkruan IndeksOnline.

Përkundër barazimit, të dyja skuadrat kanë kaluar tutje. Barcelona do të luaj në 1/8 e finales, ndërsa Atalanta në 1/16 e finales.

Lamine Yamal i dha epërsinë Barcelonës, me golin e shënuar në minutën e 47-të.

Ederson shënoi për Atalantan dhe barazoi shifrat në minutën e 67-të.

Pas katër minutave, Roland Araujo riktheu epersinë e blaugranave.

Por bergamasit nuk u dëshpëruan dhe barazuan edhe njëher rezultatin me golin e Mario Pasalic, në minutën e 79-të.

Barcelona përfundon fazën e parë në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë dhe kalon në 1/16 e finales.

Në anën tjetër, Atalanta renditet në vendin e nëntë, dhe siguron kualifikimin në play-off./IndeksOnline/