Barcelona dhe Bayern Munich mund të shkëmbejnë Dembelen dhe Alaba
Barcelona dhe Bayern Munich janë në bisedime për një marrëveshje të papritur, por e cila mund të dëmtoj katalunasit.
Barcelona ka transferuar pjesën më të madhe të atyre që i kanë dëshiruar ti kenë në skuadër.
Ndërkohë që katalunasit janë në fazën përfundimtare të marrëveshjeve në procesin e transferimit të Junior Firpo nga Real Betis, mirëpo ata janë ende duke e konsideruar mundësinë e sjelljes së David Alaba nga Bayern Munchen për shkak të shkathtësisë dhe përvojës së tij, transmeton Indeksonline.
Alaba deklaroi se ishte kënaqur me interesimin nga Blaugranët dhe nuk deklaroi qartë se e ardhmja e tij ishte në Bayern.
Sipas “Caught Offside”, mund të ketë një marrëveshje shkëmbimi midis dy palëve, mes Bayern Munich që thuhet se janë të interesuar në Ousmane Dembele. Dy gjigandët thjesht do të shkëmbejnë lojtarët dhe nuk do të ketë të holla. /Indeksonline/.