18:38 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Barcelona dhe Dembele nuk merren vesh për kontratën e re

Sulmuesit Ousmane Dembele, i ka skaduar kontrata me Barcelonën, dhe ende palët nuk kanë rënë dakord për një kontratë të re.

  Pavarësisht takimeve dhe bisedave që përfaqësuesi i tij ka pasur me katalanasit për të rinovuar, ende nuk ka një marrëveshje.

Gazeta spanjolle Marca ka raportuar se Dembele do ta shpall shumë shpejt klubin e tij të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Dembele dëshiron të qëndroj te Barcelona, edhe pse ka oferta nga Chelsea, PSG dhe Bayern Munchen.

Problemi për kontratën e re qëndron te paga e futbollistit.

Edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka bërë të ditur që dëshiron që Dembele të qëndroj në Camp Nou./Indeksonline/