Barcelona dhe Juventusi planifikojnë shkëmbimin, Arthur-Pjanic

Barcelona dhe Juventusi janë duke planifikuar një shkëmbim lojtarësh.
Sipas ‘RAC1’ dy klubet gjigante janë duke planifikuar shkëmbimin e Arthur Melos dhe Miralem Pjanicit, transmeton IndeksOnline.

Pjanic ka qenë që një kohë në fokusin e Barcelonës e po ashtu edhe të Real Madridit, e që po vlerësohet si një futbollist i duhur për Barçën.
Dy klubet e mëdha ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë./IndeksOnline/.
